Komuna e Gjilanit ka njoftuar të gjithë qytetarët se rrugët e kësaj komune janë të gjitha të hapura.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka konfirmuar se të gjitha rrugët në qytet dhe fshatra janë të hapura dhe të kalueshme.
“Që në orët e para të mëngjesit jemi në terren për të parë nga afër punimet nga ana e operatorit. Deri tani mund të konfirmoj se të gjitha rrugët janë të hapura. Madje, edhe në zonat problematike që kanë qenë gjithmonë, në Malësinë e Karadakut, në atë të Zhegocit dhe në fshatrat tjerë, rrugët janë të hapura pa problem për qytetarët”, ka thënë Korça.
Komuna njofton qytetarët që për çdo problem eventual mund të kontaktojnë numrat kujdestarë: +383 44 234 007 dhe +383 45 540 803 dhe ekipet komunale do t’u përgjigjen, thuhet në komunikatën për medi
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...