Komuna e Gjilanit njofton me qëllim të mbështetjes për nënat lehona, është vendosur që të subvencionoj me nga 100 euro për lindjen e parë, 200 euro për lindjen e dytë, 300 euro për lindjen e tretë, 400 për lindjen e katërt, 500 euro për lindjen e pestë dhe me nga 100 euro shtesë për lindje tjera.
Komuna e Gjilanit u bënë thirrje për aplikim, për mbështetje financiare nënave lehona, banore të kësaj komune, për të gjithë fëmijët e lindur nga data 01.01.2024 deri me 31.12.2024, përcjell Arbresh.info.
“Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Gjilanit me numër 01/016-27869 të datës 14.03.2024, Komuna e Gjilanit bie këtë: THIRRJE PUBLIKE Për aplikim për mbështetje financiare për nënat lehona banore të Komunës së Gjilanit, për të gjithë fëmijët e lindur nga data: 01.01.2024 e deri më datë: 31.12.2024”, thuhet në vendimin e Komunës së Gjilanit.
Kriteret e kualifikimit:
Nëna duhet të jetë banore e përhershme e Komunës së Gjilanit
Fëmija duhet të jetë i lindur nga data 01.01.2024 e deri në ditën e aplikimit
Fëmija duhet të jetë i lindur brenda territorit të Kosovës (në spital publik apo privat, në Gjilan apo qytet tjetër, por jo jashtë shtetit).
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
Kopje të letërnjoftimit (për të dy prindërit);
Ekstrakti i lindjes së fëmijës;
Çertifikata e bashkësisë familjare,
Prindërit e kurorëzuar duhet të dorëzojnë certifikatën e kurorëzimit, ndërkaq ata që nuk janë të kurorëzuar duhet të sjellin ekstraktet e tyre të lindjes:
Certifikata e vendbanimit:
Konfirmimin e xhirollogarisë bankare aktive të aplikuesit/paraqitësit të kërkesës në njërën prej bankave të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës (njëri nga prindërit).
Diaspora voton nga sot/ Haradinaj ka një mesazh për të
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telef...
SPAK kërkon konfiskim të pasurive të trafikuesve të drogës n...
Rohde shijon diellin në Prizren
Punonjës të strukturave paralele punojnë edhe nga shtëpia ed...
Presidenti Joe Biden bëhet stërgjysh