Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë se në takimin virtual me kryeministrin Avdullah Hoti i ka kërkuar që të mos shpallet gjendja e jashtëzakonshme.
Ismajli ka deklaruar se këtë kërkesë e ka bërë për shkak të implikimeve të mëdha socio-ekonomike.
“Përgjatë takimit të sotëm virtual me kryeministrin e Republikës, Dr. Avdullah Hoti, bashkëbiseduam lidhur me situatën e krijuar në vend. Kam bërë kërkesën imediate që të mos shpallet gjendje e jashtëzakonshme, për shkak të implikimeve të mëdha socio-ekonomike në vjeshtën e vonshme, si në biznese, po ashtu, edhe tek qytetarët, sepse ne si vend edhe ashtu jem në një gjendje të rënduar ekonomike”, ka thënë Ismajli.
Nënkryetari i Gjilanit po ashtu i ka përcjell kryeministrit Hoti kërkesën e bizneseve të komunës për mos kufizim të orarit të punës.
“Z. Hoti, e kam lutur dhe i kam përcjellë kërkesën e bizneseve tona, që të mos iu kufizohet orari i operimit, për shkak të rrezikut të mbylljes së tyre, por të monitorohen vazhdimisht lidhur me respektimin e kushteve të vëna nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë. E mira e gjithë kësaj, është se z. Hoti e ka marrë në konsideratë shqetësimin tonë dhe garantoi që do të gjejë modalitete për ta tejkaluar edhe këtë brengë”, ka thënë ai.
https://www.facebook.com/arberrismajli/posts/2573728939624638
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...