Sipas njoftimit të komunës, gjatë këtij viti po ofrohen shërbime të reja të cilat nuk janë kryer më parë në ambulanca.
“Këto janë vetëm një hap drejt transformimit rrënjësor të shërbimeve mjekësore”, thuhet në njoftim.
Drejtoresha për Shëndetësi, Doruntina Hasani, tha se për herë të parë në komunën e Gjilanit, përkatësisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, qytetarëve u ofrohen disa shërbime të reja shëndetësore, respektivisht mamografia, PAP Testi dhe ultrazëri i gjirit.
“Këto shërbime shumë të rëndësishme janë vetëm një hap drejt transformimit rrënjësor të shërbimeve mjekësore”, tha Doruntina Hasani.
Drejtoresha e Shëndetësisë tregoi se i kanë funksionalizuar edhe ultrazërin e gjirit në QKMF dhe rëntgenin e dhëmbëve në QMF në lagjen Arbëria.
Ajo tregoi se shërbimi i mamografisë bëhet pa pagesë dhe se për gjashtë muaj mamografinë e kanë bërë 475 qytetarë.
“Për herë të parë në shëndetësinë primare të Gjilanit është duke u bërë PAP Testi në QKMF dhe shërbimi ofrohet falas”, tha Doruntina Hasani.
Ajo tregoi se për gjysmë viti PAP Testin e kanë bërë 291 qytetarë.
Drejtoresha për Shëndetësi tha se është funksionalizuar ultrazëri i gjirit si shërbim i ri në QKMF.
Sipas saj, në QMF në Arbëri kanë funksionalizuar edhe rëntgenin e dhëmbëve.