Komuna e Gjakovës ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre nga sulmi me kallashnikov në Gllogjan të Deçanit mbrëmjen e së premtes.
Në faqen zyrtare të kësaj komune janë publikuar edhe fotografi të ceremonisë së varrimit të tre viktimave, shoferit të autobusit dhe dy nxënësve të cilët humbën jetën nga sulmi me armë zjarri që iu bë autobusit që po udhëtonte nga Gjakova në Decan, shkruan arbresh.info.
“Sot, u përcoll në banesën e fundit bashkëqytetari ynë Gani Gjokaj si dhe dy nxënësit Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj nga Gllogjani të cilët humbën jetën në mënyrë tragjike dy netë më parë. Bashkëndjejmë dhimbjen me familjet Gjokaj, Hamzaj dhe Mustafaj. Shpresojmë që ky rast të zbardhet sa më shpejtë nga institucionet kompetente dhe që raste të tilla tragjike mos të na përsëriten më kurrë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kjo komunë.
Ndryshe, të premten në mbrëmje në fshatin Gllogjan të Deçanit është sulmuar me armë zjarri autobusi që po udhëtonte nga Gjakova për Deçan. Nga ky sulm makaber mbetën të vdekur tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënësit që po udhëtonin në këtë autobus. Po ashtu mbeti i lënduar edhe një nxënësit. Kryesi i këtij krimi ende gjendet në arrati.
Ndërsa sot Qeveria Kosovës ka ofruar shpërblim prej 20 mijë eurosh për gjithë ata që japin informacione që ndihmojnë në kapjen e kryersit apo kryersve të këtij krimi. arbresh.info/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...