Komuna e Fushë Kosovës edhe në këtë kohë po vazhdon përkrahjen ndaj fermerëve duke ju shpërndarë fidane të ndryshme.
Halil Berisha kryetar i Komisionit për shpërndarje të subvencioneve në Komunën e Fushë Kosovës tha se po punojnë që fermerët të kenë mbështetje të vazhdueshme.
“Kryetari i Komunës, Burim Berisha vazhdimisht është angazhuar që fermerëve të u dalë në ndihmë. Edhe këtë vit ne po shpërndajmë fidane për fermerët e Fushë Kosovës” tha ai për RTK.
Sipas tij këto ditë po shpërndahen 4 mijë copë fidane të mollës dhe një mijë të kumbullës.
“Këtë vit kemi dhënë shumë subvencione. Deri më tani kemi shpërndarë 400 serra që janë dhënë në disa faza. Po ashtu kemi shpërndarë kultivatorë dhe multikultivatorë” tha ai.
Berisha bëri me dije se do të ndahen 18 krerë lopë dhe 30 mullinjë për përzierje të koncentratit.
“Të gjithë fermerët janë të kënaqur me punën që po bën Komuna e Fushë Kosovë për të mbështetur fermerët. Kryetari po punon pa dallim nacionaliteti dhe po bënë që fermerët të kenë kushte më të mira për punë”, tha ai.
Sipas tij për vitin 2018 do të rriten subvencionet për të gjitha kategoritë.”Për vitin e ardhshëm do të ketë më shumë mbështetje për fermerët tanë të cilët me punën e tyre po shtohet dita ditës prodhimi vendor dhe po rritet cilësia e pordhimeve kosovare”, theksoi Berisha.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...