Komuna e Fushë-Kosovës pranon se tre qytetarë janë infektuar me coronavirus

09:15 | 31 Mars 2020
Arbresh.info

Komuna e Fushë-Kosovës, ka pranuar se tre qytetarë janë prekur me coronavirus.

Në njoftimin publik bëhet e ditur se qytetarët e prekur janë nga fshati Miradi e Ulët.

“Qytetarë të nderuar, mund të jeni të shqetësuar dhe të brengosur se edhe në komunën tonë kemi 3 qytetarë të prekur me Coronavirus dhe janë nga fshati ‘Miradi e Ulët’.

Ju informojmë se situata është nën kontroll të plotë dhe se nuk ka nevojë për karantinim dhe izolim sepse janë marrë të gjitha masat dhe është rast i izoluar.

Qytetarë të nderuar, deri më tani keni treguar kulturë dhe kujdes në parandalim të përhapjes së këtij virusi duke respektuar rekomandimet dhe udhëzimet e duhura, andaj apelojmë të vazhdojmë edhe më tej t’i respektojmë këto rekomandime dhe së bashku do i’a dalim”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, mbrëmë Komuna e Fushë-Kosovës ka reaguar pas lajmit të IKSHPK-së, se tre persona të infektuar me COVID-19, janë nga komuna e tyre.

Në reagim thuhej se informatat e IKSHPK-së janë të mangëta dhe të dyshimta.

https://www.facebook.com/FusheKososovaMunicipality/photos/a.1763696467241472/2688576604753449/?type=3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme