Komuna e Fushë Kosovës, ka njoftuar qytetarët se të gjitha rrugët në territorin e saj janë të kalueshme.
“Komuna e Fushë-Kosovës njofton qytetarët se të gjitha rrugët në gjithë territorin e komunës së Fushë-Kosovës janë të kalueshme. Në fshatin Grabovc është e vërtetë që rruga është dëmtuar sepse vërshimet ishin bukur të mëdha por që nuk ka banor të izoluar”, është thënë nga kjo komunë.
Nga kjo komunë është thënë se ndonëse në fshatin Grabovc rruga është dëmtuar sepse vërshimet kanë qenë të mëdha, rrugët janë të asfaltuara dhe të kalueshme.
“Ata që dalin me deklarata për media e dinë fare mirë se i kanë edhe rrugët tjera të asfaltuara, të pa dëmtuara dhe të kalueshme. Dëmtimi i pronës publike nga ana e banorëve nuk është i lejueshëm andaj ata që dëmtojnë këto prona kanë edhe përgjegjësi.Përfaqësuesit e partive politike vërehet qartë se janë totalisht të pa informuar dhe shërbehen vetëm me thashetheme.Ju premtojmë qytetarëve të fshatit Grabovc dhe fshatrave për rreth se sapo të përmirësohen kushtet atmosferike, komuna do ti rregulloi të gjitha rrugët e dëmtuara”, është thënë tutje.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë