Komuna e Fushë Kosovës nuk ka paguar mësimdhënësit të cilët i ka angazhuar që të mbajnë orë shtesë. Obligimet për ta janë 15,537 euro. Po ashtu, nuk janë paguar edhe zyrtarët e komunës të pensionuar, të cilëve iu takon paga përcjellëse e pensionimit. Obligimet për këta pensionistë kapin vlerën prej 10,211 euro.
Këto janë vetëm disa të gjetura të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, ku përveç tjerash ka raste ku faturuar nuk janë paguar brenda afatit të paraparë, menaxhim të dobët të buxhetit, kontroll të dobët të projekteve e të tjera.Sipas raportit të auditorit, komuna kishte ekzekutuar pagesa nga kodi i investimeve kapitale, në vlerë totale prej 425,135 euro, të cilat i përkasin kategorisë subvencione dhe transferove, si dhe vlerën 114,507 euro që i takojnë kategorisë mallra shërbime.Këto shpenzime ishin buxhetuar dhe aprovuar si investime kapitale, megjithatë nuk i përmbushin kushtet të trajtohen si të tilla.“Procesi i menaxhimit të buxhetit nga komuna ka qenë mjaft sfidues.
Marrë parasysh periudhën fiskale, një përqindje e madhe e shpenzimeve është realizuar në fund vit. Në anën tjetër, ka ngecje në realizimin e projekteve kapitale, e cila reflekton edhe në realizimin e buxhetit, në vetëm 52%. Arsyet për një ekzekutim të ulët ishin kryesisht vonesat nga drejtoritë kërkuese për të përgatitur dokumentacionin teknik të projekteve individuale. Sipas zyrtareve komunal, për shkak të rritjes së numrit të banorëve në komunën e Fushë Kosovës, është shtuar vëllimi i punëve në të gjitha drejtoritë, gjë që ka afektuar negativisht në efektivitetin e punëve të komunës.
Çështje e rëndësishme është edhe ekzekutimi i buxhetit nga pagesat direkte të thesarit sipas vendimeve gjyqësore në vlerë 184,720 euro. Komuna nuk kishte arritur të kryej verifikimin (ri anketimin) e 1/3-tës së pronave të paluajtshme siç kërkohet me Ligjin për Tatimin në pronën e paluajtshme. Sipas regjistrit të tatimit në pronë, komuna ka 15,750 prona komunale të regjistruara, ndërsa gjatë vitit 2017 nuk ka ndonjë raport mbi numrin e verifikimit të pronave. Nga testimi i listave të 58 shfrytëzuesve të pronës publike (dhënien e banesave kolektive me qira në fshatin Miradi e Epërme) vetëm 15 familje ishin pajisur me kontrata. Nga gjashtë mostra të testuara vërejtëm se kontratat nuk janë valide në aspektin e periudhës kohore. Megjithatë, pronat shfrytëzohen ende pa ndonjë vendim zyrtar apo ripërtëritje të kontratës”, thuhet në raport. Auditori u ndal edhe te dy pozita të rregullta të punës; mjek dhe mësimdhënës, që nuk kishin të bënin me punë specifike, ndërsa, komuna i kishte mbuluar përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta.“Komuna, për këta të punësuar kishte aplikuar procedurë të thjeshtësuar të rekrutimit ashtu siç parashihet me aktet e përcaktuara ligjore, pas rekomandimit të dhënë në fazën e ndërmjetme.
Në kontratën “Blerja e lëndës djegëse – Dru” në vlerë 49,530 euro, dy nga tre anëtaret e komisionit të vlerësimit të ofertave ishin caktuar edhe si organ mbikëqyrës të punëve/menaxher të kontratave. Ndërsa, sipas udhëzuesit operativ të prokurimit publik, parimet e ndarjes së detyrave, zyrtarët të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të vlerësimit nuk mund të caktohen menaxherë të projekteve. Kjo kishte ndodhur, si pasojë e kontrolleve jo adekuate në proceset prokuruese dhe përcjelljes së udhëzimeve nga udhëzuesin operativ i prokurimit.
Nga kategoria e subvencioneve janë bërë tri pagesa në vlerë totale 1,648 euro, të cilat nuk parashihen në rregulloren e brendshme të komunës për ndarjen e subvencioneve, këto pagesa duhet të bëhen nga kategoria e pagave dhe shtesave. Për kontratën “Asfaltimi i rrugëve në fshatin Sllatinë e Vogël, Graboc, Henc dhe Miradi e Epërme” në vlerë 104,262 euro ishte formuar komisioni për mbikëqyrjen e realizimit të projektit prej tre anëtareve. Po i njëjti komision kishte bërë edhe pranimin teknik të punëve. Gjatë ekzaminimit fizikë të dy projekteve kemi konstatuar se gjendja në teren nuk përputhet në tërësi me specifikat e projektit dhe me raportin teknik të komisionit.
Është konstatuar se gjatë punëve ka pasur devijime – ndryshime nga pozicionet e parapara me projekt. Në njërin projekt ndryshimet nga specifikacionin teknik ishin në vlerë prej 1,440€, ndërsa tek projekti tjetër ndryshimi i pozicioneve ishte në vlerë prej 600€. Këto ndryshime nuk janë prezantuar e as arsyetuar ne raportin teknik të komisionit. Për më shumë, për ndryshimet e pozicioneve nuk kishte aprovim nga personat përgjegjës”, thuhet në raport.
Në raport thuhet se komuna nuk ka kompensuar arsimtarët për orët e punuara mbi normë dhe obligimet e mbetura nuk janë shpalosur në PFV. Sipas zyrtarëve, numri i nxënësve në komunën e Fushë Kosovës është rritur viteve të fundit. Në pamundësi të shtimit të numrit të arsimtarëve, komuna kishte angazhuar arsimtarët ekzistues që të mbajnë orë shtesë (honorar). Obligimet e mbetura për pagesën e orëve të mbetura ishin në vlerë 15,537 euro.Për më tutje, në drejtorinë e arsimit ishin pensionuar shtatë punëtorë, mirëpo pagat përcjellëse të pensionit nuk iu kishin paguar. Obligimet për këta pensionistë kapin vlerën prej 10,211 euro.Përveç kësaj në pesë raste faturat /obligimet nuk ishin paguar brenda afatit ligjor prej 30 ditëve.
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...