Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ka shpallur gjendje emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave, pasi sipas komunës kjo gjendje ka ardhur si pasojë e grevës së shoferëve të kategorisë C në “KRM Pastërtia”.
“Duke parë gjendjen e mos grumbullimit të mbeturinave në territorin e Ferizajt, Komuna e Ferizajt, përkatësisht Kryetari i Komunës, sot ka marr vendim për shpalljen e gjendjes emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave, përmes së cilës shpallet mobilizimi i gjithë mekanizmit komunal dhe akterëve tjerë relevant, që përfshijnë Kompaninë “Pastërtia” dhe mekanizmat tjerë të nevojshëm, që të eliminohet rreziku potencial për shëndetin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës.
Komuna e Ferizajt e quan të paligjshmedhe të pakuptimtë këtë grevë.
“E jashtëligjshme është kjo grevë, sepse si e tillë, në bazë të legjislacionit në fuqi ku bëjnë pjesë këto shërbime, sikurse edhe shërbimet emergjente, të sigurisë etj, greva e punonjësve të pastrimit – mirëmbajtjes është e NDALUAR me Ligjin për Grevën. Pra, kemi të bëjmë më një veprim të paligjshëm dhe që rrezikon në masë shëndetin publik.
E pakuptimtë, e paarsyeshme dhe e paqëndrueshme është kjo grevë, me kauzën e rrejshme të ngritjes së pagave, ngaqë e vërteta është krejtësisht tjetër. Në vazhdimësi Kompania “Pastërtia” bazuar në rritjen e të hyrave të saj, ka bërë edhe rritjen e pagave të punonjësve të pastrimit. Pra, duke u rritur të hyrat e kompanisë, janë rritur edhe të hyrat e punonjësve të saj, përfshirë pagesën për shujtën e punonjësve, andaj kjo grevë shpërfaqë paarsyeshmërinë e plotë në pikëpamje të kauzës që përfaqëson”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...