Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se projekti për trajtimin e ujërave të zeza në komunë do të nis vitin e ardhshëm.
Aliu ka thënë se me këtë projekt i cili është në bashkëpunim me Bankën Evropian e për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të dyfishohet sasia e ujti të pijshëm, shkruan Arbresh.info.
“Projekti për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj nis më 2024, me BERZH-in do të dyfishojmë edhe sasinë e ujit të pijshëm”, ka shkruar Aliu në Facebook.
“Projektet e sektorit të ujërave në Komunën e Ferizajt, me theks të veçantë projekti për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza, rritja e kapaciteteve të furnizimit me ujë të pijshëm dhe projekte tjera madhore, ishin temat e sotme të diskutimeve që patëm me kreun e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), prirë nga drejtori për Kosovë i zyrës së BERZH-it, z. Sergiy Maslichenko, drejtori i asocuar z. Arianit Blakaj si dhe analisti Gent Myftari, të cilëve i konfirmuam gatishmërinë e Komunës së Ferizajt, për të mbështetur fuqishëm e lehtësuar, implementimin e këtyre projekteve me rëndësi jetike e që i japin zgjidhje afatgjate këtyre nevojave për Ferizajn.”, shtoi ai.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...