Komuna e Ferizajt me kualitet të dobët të punimeve dhe operator ekonomik jo serioz!

18:01 | 6 Dhjetor 2019
Arbresh.info

AVONET, shpreh shqetësimin e thellë se si Komuna e Ferizajt është duke lejuar operatoret ekonomik në projektet kapitale të kenë kualitet të dobëta në punimet e tyre.

Projekt kapitele të Komunës së Ferizajt tashmë veç janë dëshmuar se janë me kualitete shumë të dobëta dhe poashtu ato nuk po ndërtohen në përputhje me standardet dhe nuk po realizohen edhe paramasat e projekteve.

AVONET, ka hulumtuar dy projekte të asfaltimeve dhe rregullimin e rrugëve në fshatrat Dremjak dhe Komogllavë të cilat është duke realizuar Komuna e Ferizajt, e konkretisht Drejtoria e Infrastrukturës e cila drejton z. Arbër Bytyqi, ku kjo drejtori nuk ka mundur të arrij që të menaxhoj sa më mirë projekte kapitale. Këto projekte është i kontraktuar operatori ekonomik Bageri Kompani.

AVONET konsideron se keqmenaxhimi i projekteve është e sanksionuar edhe me ligjet e Republikës së Kosovës, e cila dëmton buxhetin dhe taksat e tatimpagueseve të qytetarëve të Komunës së Ferizajt.

Cilësia e dobët e punëve janë duke u dëshmuar edhe nga tereni në mos realizimin e paramasave të projektit, të cilët operatorët ekonomik nuk janë duke realizuar mirë dhe vërehet se materialet e paraparë nuk janë të nivelit të duhur, duke hedhur dheun në vend të zhavorit edhe pse kryetari Aliu dhe drejtori i infrastrukturës Bytyqi i inspektojnë punët në teren.

AVONET konsideron se Operatori i Ekonomik Bageri Kompani nuk është serioze ndaj realizimeve të projekteve dhe kjo tregon se mbikëqyrësit e projekteve nuk janë të përgjegjshëm dhe janë duke ikur nga përgjegjësia.

AVONET, konsideron se është keqmenaxhuar paraja publike ku ky veprim është i sanksionuar me ligjin PËR MENAXHIMIN E FINANCAVE PUBLIKE DHE PËRGJEGJËSITË dhe LIGJIN PËR FINANCAT E PUSHETIT LOKAL dhe Rregulloret e Thesari 01 dhe 02 të Republikës së Kosovës i jep përgjegjësi kryetarit të Komunës së Ferizaj Agim Aliut, e cila është vërtetuar edhe nga RAPORTI I AUDITIMIT PËR KOMUNËN E FERIZAJT PËR VITIN FINANCIAR TË PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2018, rasti i çështjes B2 – Pagesa të projekteve nga buxhetet e projekteve tjera. Gjetja: Në 11 raste, komuna ka ekzekutuar pagesa duke mos siguruar paraprakisht aprovimin e Kuvendi Komunale për ri destinim të mjeteve.

Në këto raste mjete ishin përdor nga projektet tjera duke anashkaluar kërkesën ligjore të Ligjit të Buxhetit neni 16 për aprovimin e asamblesë komunale për ri destinimin apo përdorimin të mjeteve të planifikuar nga një projekt për të realizuar pagesën për projektin tjetër.

Kjo praktikë është ndjekur tek projektet:
• “Renovimi dhe meremetimi i objektit të gjykatës” tri pagesa në vlerë totale 10,346€ është paguar nga kodi i projektit për Rrethoja;
• “Pagesat për blerjen e tokave” në vlerë 184,859€ janë paguar nga “Ndërtimi i rrugëve lokale”;
• Pagesa në shumë prej 7,758€ për projektin “Asfaltimi e rrugës Rahovicë – Mirash”, ishte bërë nga projekti “Kanalizimi atmosferik dhe riasfaltimi i rrugës Hasan Prishtina”;
• Pagesa për projektin “Asfaltimi i rrugëve në fshatin Dardani” në vlerë 2,331€ është marrë nga projekti “Asfaltimi e rrugës Rahovicë – Mirash”;
• Pagesat e bëra për kontratën “Riparimi i rrjetit të kanalizimit fekal në komunën e Ferizajt” në vlerë 266,606€ janë paguar nga projektet ”Asfaltimi i rrugës në lagjen Mustafa-Pleshinë e ulët” 56,399€; “Asfaltimi i rrugëve në fshatin e Vjetër” 70,000€; projekti “Lidhja e lagjes së Cakajve me shkollën në Meresalë” 24,409€; dhe “Aktivizimi i pishinës për të rritur dhe fëmijë”115,798€. Kjo ka ndodhur për shkak të nënshkrimit të kontratave pa zotim të mjaftueshëm të fondeve apo edhe projekteve të pa planifikuar .

Dhe poashtu Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës, ka nxjerr një të gjetur e cila është vepër e rënd dhe keqpërdorim i parës publike dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare ky veprim është i sanksionuar edhe me ligjet e Republikës së Kosovës, auditori ka nxjerr çështjen A13 – Ndryshime në paramasën e projekteve të kontraktuar. Në tetë (8)14 raste e audituara, komuna ka ndryshuar paramasën e projekteve të kontraktuara pa aprovimin paraprak të ZKA-se, duke mos respektuar kërkesën e Udhëzuesit operativ të prokurimit neni 61.23 i cili parasheh që ndryshimi i kontratës nuk do t’i lëshohet operatorit ekonomik para marrjes së aprovimit nga ZKA dhe zotimit të mjeteve për kontratën e amandamentuar. Praktika e tille ka ndodhur për shkak të planifikimit jo të duhur të projekteve para nënshkrimit të kontratës. Rreziku Dobësitë në planifikim dhe realizim të aktiviteteve të prokurimit mund të ndikojnë negativisht në aspektin buxhetor dhe në zbatim të kontratave . Në këtë rast operatoret ekonomik kanë kryer punë në disa lagje si ato në fshatra dhe zonat urbane edhe pse këto projekte nuk kanë kontrata por zyrtarët e Komunës së Ferizajt i urdhnojnë të kryejn si punë shtesë të projekteve tjera të pa kontratuara.

AVONET, kërkon nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe Policia e Kosovës, që të hetojnë rastet e projekteve kapitale dhe të gjeturat e Zyrës Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme