Google ADS

Komuna e Ferizajt blen lopë siameze afër 100 mijë euro

08:40 | 13 Nëntor 2019
Arbresh.info

Fermerët ferizajas do të ndihmohen nga komuna.

Ajo së fundi do të u dhuroj atyre lopë të racës simentale.

E tenderi për këtë furnizim tashmë edhe është dhënë, shkruan arbresh.info.

Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për kontratën me titull ‘Furnizimi i fermerëve me lopë të racës simentale’ fillimisht komuna kishte parashikuar vlerën afër 90 mijë euro ose saktësisht 88.500 euro.

E pas hapjes së tenderit nga tri kompanitë që kishin aplikuar fituese ka dalë ‘N.T.P. “Agro  Loni’ nga Podujeva.

Kjo kompani kishte ofruar vlerën prej 81.125 euro ndërsa vlera më e madhe e ofruar ishte 85.745 euro.

Sot është data e planifikuar për nënshkrim të kontratës.

Në njoftim nuk jepen detaje për numrin e lopëve të blera dhe fermerëve që do të furnizohen me to./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme