Komuna e Drenasit sqaron opinionin se nuk i ka ndërprerë askujt qiranë, apo që ka lenë pa strehë ndonjë familje siç është raportuar në media.
Komuna nuk ka mundësi ligjore të bëjë marrëveshje më asnjë familje, ose qiradhënës për t’i strehuar familjet ne nevojë.
Komuna për shkak të gjendjes së rendë ekonomike dhe largimit nga banimi i mëhershëm i familjes Deliu që kishte jetuar diku në banesa të Prishtinës, e ka ndihmuar përmes subvencionimit këtë familje për dy vite me një shumë simbolike për secilin muaj, pasi që rasti ishte emergjent dhe deri në gjetjen e një zgjidhje të banimit, për dy vite përmes kategorisë ekonomike të subvencioneve në vitin 2015 e ka ndihmuar me 900 euro, dhe atë mjetet janë derdhur në xhirollogarinë e kryefamiljarit Bashkim Deliu për çdo muaj, në vitin 2016 me 750 euro dhe në këtë vit deri më tani me 200 euro. Komuna nuk ka mundësi buxhetore t’i bëjë zgjidhje banimi kësaj familje, pasi që banesat sociale janë ndërtuar në vitin 2010 dhe janë vendosur 48 familje.
Komuna nuk i ka ndërprerë pagesën e qirasë familjes Deliu, pasi që nuk ka asnjë marrëveshje paraprake për t’i paguar qiranë, sepse mundësit ligjore nuk lejojnë që institucionet t’i paguajnë qiranë familjeve ne nevojë, pra mjetet që i janë dhënë si subvencion, kryefamiljari Deliu i ka përdorur për të paguar qiranë. Familja Deliu është e vetmja familje në Komunën e Drenasit e cila është ndihmuar përmes subvencionimit për t’u strehuar./Arbresh.info
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...