Kuvendi i Komunës së Drenasit ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku në rend dite ishin 5 pika.
Në një njoftim për media, thuhet se me propozimin e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit janë liruar nga taksa e operimit të gjitha bizneset, si dhe nga qiraja e shfrytëzimit të tarracave për lokalet e gastronomisë për vitin 2021.
“Pikat e e propozuara nga ana e kryetarit Lladrovci ishin; propozim-vendimi për lirimin nga taksa e operimit të bizneseve dhe lirimit nga qiraja e shfrytëzimit të hapësirave (tarracave) publike për bizneset e gastronomisë për vitin 2021, propozim-vendimi për shfrytëzimin e pikës 11 të Nenit 3 të vendimit nr. 12-353-31851, i datës 23.07.2014, që i ishte dhënë prona komunale në shfrytëzim Vjollca Gashit nga Komorani, propozim-vendimi për ndryshimin e koordinatorit të KKSB-së, si dhe propozim-vendimi për caktimin e anëtarëve të komisionit përzgjedhës nga Komuna për drejtor dhe zëvendësdrejtor në institucionet publike edukativo-arsimore”, thuhet në njoftim.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...