Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Drenasit ka vazhduar me realizimin e projektit për largimin e pengesave në rrugë, të cilat ishin vendosur pa leje dhe të cilat janë konsideruar që po e pengojnë lëvizjen e automjeteve dhe qytetarëve.
Sipas njoftimit nga Komuna e Drenasit, pengesat të cilat nuk kanë pëlqimin nga komuna, do të largohen në të gjitha fshatrat.
Komuna përmes njoftimit ka kërkuar nga qytetarët, bashkëpunim dhe mirëkuptim në aksionin e Drejtorisë së Inspekcionit. Derisa, për ata persona që vendosin sërish pengesa në rrugë pa pëlqimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, komuna ka bërë të ditur se do të ketë gjobitje dhe do të ndërmerren masa ligjore ndaj tyre.
“Drejtoria e Inspekcionit do të jetë në krye të detyrës për zbatimin e ligjit, prandaj mirëpritet bashkëpunimi nga secili në identifikimin, parandalimin dhe eliminimin e veprimeve që janë në kundërshtim me ligjin e që shkaktojnë probleme në mjedis, treg dhe rrugë”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit