Komuna e Drenasit, ka dëshmuar për sa herë së është transparente e llogaridhënëse në qeverisjen e mirë lokale ne shërbim të qytetarëve.
Të enjten, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me drejtorin ekzekutiv të Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) Burip Ejupi, memorandum i cili i hap rrugën e krijimit të platformës së parë në Kosovë në realizimin e objektivave të projektit “Integrimi i Objektivëve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OSHQ) në procesin e dialogut komunal në Kosovë”.
Kryetari Lladrovci, ka falënderuar drejtorin Ejupi dhe stafin e INDEP-it për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Komunës së Drenasit në realizimin e projekteve të ndryshme që kanë të bëjnë me ngritjen e nivelit të përgjegjësisë komunale karshi qytetarëve. Lladrovci është zotuar se komuna do t’i ofroj të gjitha kapacitetet dhe informatat e nevojshme për realizimin e kësaj platforme e cila ka një rendësi shumë të madhe.
Krijimi i kësaj platforme do të behët më së largu deri në fund të muajit Prill të këtij viti dhe e njëjta do t’i ofroj qytetarëve të Drenasit informata të hollësishme përmes 17 objektivave që dalin edhe nga Agjenda 2030 në nivel komunal, ndërsa e njëjta, Komunës do t’i lehtësoj procesin e monitorimit të zbatimit të OSHQ-ve në nivel lokal dhe do të informojë në kohë reale palët e interesuara në statusin e komunës në këtë drejtim.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...