Në Komunën e Deçanit u mbajt takimi i parë për themelimin e Këshillit Publik-Privat, një mekanizëm këshillëdhënës që synon të forcojë bashkëpunimin mes sektorit publik dhe privat në zhvillimin e projekteve lokale.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook për themelimin e Këshillit Publik-Privat, një mekanizëm jo-formal dhe që synon të forcojë bashkëpunimin mes sektorit publik dhe privat në projektet lokale.
“U mbajt takimi i parë për themelimin e Këshillit Publik-Privat, një mekanizëm jo-formal dhe këshillëdhënës që synon të forcojë bashkëpunimin mes sektorit publik dhe privat në zhvillimin e projekteve lokale,” ka shkruar ndër të tjera Ramosaj.
Vlen të theksohet se ky këshill mbështetet nga Aktiviteti i USAID-it për Qeverisjen e Pronës dhe pjesë e tij ishte edhe Jennifer Ober, drejtoresha e këtij aktiviteti./Arbresh.info/
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin