Komuna e Deçanit ka reaguar pas arrestimeve të fundit të krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Në një takim të mbajtur sot me përfaqësuesit e Shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së si dhe me shoqatën e të Burgosurve Politik, u tha se aktet e fundit janë cenim i të drejtave dhe lirive të njeriut.
“Komuna e Deçanit, me shqetësim të madh po i përcjell zhvillimet e fundit në Kosovë, ku po arrestohen luftëtaret e lirisë, të cilët terë jetën e tyre ia kanë kushtuar lirisë duke sakrifikua gjithçka për çlirimin e Kosovës nga pushtimi shekullor i Serbisë. Përkujtojmë më të drejtë se qëllimi i të gjithë luftëtarëve të Lirisë, ishte dhe është edhe sot çlirimi dhe ndërtimi i paqes dhe perspektivës në këtë vend.
Konsiderojmë se aktet e fundit të arrestimit nga gjykata speciale, janë cenim i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ,paqes si dhe ndërhyrje në rendin kushtetues të një shteti sovran për të cilin sakrifikuan shumë breza e sidomos luftëtaret e UÇK-së”, thuhet në njoftimin për media.
Komuna e Deçanit dhe qytetarët e saj, janë në mbështetje të luftëtareve të Lirisë të arrestuar ditë më parë dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë familjeve të tyre më mundësit për përkrahjen e tyre dhe të familjeve të tyre deri në përfundimin e këtij procesi të pa drejtë.
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë