Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se komuna që udhëheq problemin më të madhe e ka me ujërat e zeza.
Ndonëse sipas tij, komuna ka ndarë një pjesë të mjeteve për përmirësimin e gjendjes në këtë drejtim, ato nuk mjaftojnë.
“Problematikë kryesore janë ujërat e zeza, është infrastruktura në tërësi në krejt kapacitetet e saj në krejt sektorët e saj. Jemi në projektim e sipër, kemi një pjesë të buxhetit të ndarë për këtë vit, i cili është një buxhet solid mirëpo që nuk përmbyll komplet ciklin e saj”.
“Është me u respektuar përpjekja e qeverisë sidomos që ky raporti dhe marrëdhënia me kredi-marrjen me huat që janë të buta, e cila kish me na hekë si komunë prej improvizimit e që mos me shtruar asfalt, mos me ndërtuar infrastrukturë pa u ndërtuar infrastruktura bazike siç është kanalizimi i ujërave të zeza e cila po na shkakton mjaft telashe”.
Për realizimin e këtij projekti kryetari Ramosaj pret mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).
“Jemi një ndër komunat e para që kemi aplikuar në këto fonde poashtu kemi aplikuar edhe në fondin e BERZh-it, ku brenda muajit qershor në këtë fond do të jemi fitues për kanalizimin e ujërave të zeza ë tërë territorin e komunës së Deçanit”, tha ai
Por kjo komunë e Dukagjinit po përmallet edhe me numër të madh të të papunëve. Për këtë Ramosaj thotë se duhet edhe mbështetja e Qeverisë.
“Natyrisht kemi edhe problematika tjera të cilat janë të aspektit socio-ekonomik, siç janë papunësia dhe perspektiva zhvillimore ekonomike e cila nuk është në nivelin e duhur edhe pse duhet të ishte më mirë, mirëpo ky është rrugëtimi jonë, ky është procesi i Deçanit në këtë rast, por edhe i Qeverisë së Kosovës”, tha Ramosaj./EO/
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...