Kryesuesit e komunës së Deçanit kanë zhvilluar një takim të jashtëzakonshme në orët e vona të mbrëmjes.
Në ketë takim është rënë dakord që procesi mësimor të fillojë nesër, ditë e hënë.
Kjo gjë u bë e ditur pikërisht nga i pari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.
Ndryshe SBASHK-u ka kundërshtuar ofertën e kryeministrit, Ramush Haradinaj për rritej të pagave duke vazhduar kështu grevën e nisur ditë më parë.
Postimi i plotë:
Sonte ne ora 21:00, së bashku me drejtorin e DKA-së, takuam në zyrën time drejtorët e shkollave të Komunës së Deçanit.
Në këtë takim të jashtëzakonshëm u dakorduam që neser të fillojmë me procesin mësimor.
Ftoj të gjithë mësimdhënësit dhe nxënesit që të jenë në objektet shkollore sipas orarit të rregullt.
Kurse për nesër kam ftuar Këshillin Grevist dhe përfaqësuesit e Sindikatës që në ora 8:00 të jenë në takim ne zyrën e Kryetarit të Komunës, me qëllim ta tejkalojmë këtë situatë e cila pas deklaratës së Kryeministrit Haradinaj është e pa pranueshme të vazhdojë.
Me respekt !
BR
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...
MCA Kosova mban konferencë për sistem të ruajtjes së energji...
Rritet bilanci i viktimave nga zjarret katastrofike në Los A...