Helmimi i mbi 2 mijë banorëve të disa fshatrave të Deçanit ka bërë që zyrtarët e kësaj komune të kërkojnë nga IKSHPK analiza më të thella të ujit.
Një kërkesë e tillë është bërë nga kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj në takimin e Shtabit Emergjentë.
”Më kërkesën e kryetarit të Komunës z.Bashkim Ramosaj, është mbajte takimi i Shtabit Emergjent ku janë diskutu tri pika më rendësi, thuhet në komunikatë.
Në ketë takim kryetari Ramosaj, bëri të ditur së i është ber kërkesë IKSHP-ja për analizat më të thella të ujit të pijes në Komuna e Deçanit konkretisht për 12 fshatrat të cilat ishin të përfshira në rastin e fundit ku mbi 2000 mijë qytetar janë helmuar .
Temat më rendësi të cilat kanë diskutuar në ketë takim janë:
Rekomandimi nga IKSHP-ja pas përfundimit të analizave të fundit të ujit të pijes dhe përdorimit të tijeKampanja e kthimit të vetëbesimit për përdorimin ujit të pijes pas kësaj situatë duke përfshirë të gjitha institucionet si FSK-ja, Policia, Zjarrfikësit, Kuvendi Komunale, Shëndetësia etj.Vlerësimi i situatës në përgjithësi që nga dt.11.07.2021 deri më sot 28.07.2021
Gjatë këtij takimi pos këtyre temave më rendësi një vend të veçante për të gjithë kanë ata të cilët kanë dhen kontributi në donacion më uji të pijes , medikamente dhe vullnetarët .
Jemi në pritje të rekomandimeve nga IKSHP-ja që kjo kampan të nis sa më par të jetë e mundur që qytetarët të kthejnë besimin për përdorim të ujit të pijes pa frikë”./arbresh.info/
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...