Komuna e Deçanit ka reaguar lidhur me arrestimin e një punonjësi i cili sipas njofitmit të Policisë, është nëpunës në Qendrën Komunale të Regjistrit Civil – Deçan.
Sipas komunës i dyshuari H.I. është nënpunës që vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme shkruan Arbresh.info.
“Njoftojmë opinionin publik dhe gjithë qytetarët e Deçanit dhe të Republikës së Kosovës, se i dyshuari, H.I., (viti i lindjes 1964, mashkull kosovar), nënpunës në Qendrën e Regjistrimit Civil – Deçan, nuk është punëtor i Institucionit të Komunës së Deçanit por njësisë së veçantë të kësaj Qendre, që vepron nën kompetencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se Komuna e Deçanit nuk ka asnjë përgjegjësi për funksionimin apo administrimin e kësaj Qendre, sepse ata menaxhohen nga MPB-ja dhe ndarja e përgjegjësive është e qartë, madje ata kanë edhe objektin e tyre të veçantë të punës”, thuhet në reagim.
Tutje, në reagim thuhet se i dyshuari ka një periudhë kohore që është transferuar në pozitën e njëjtë në Komunën e Junikut./Arbresh.info
Sipas njoftimit të Policisë, H.I dyshohej se i kishte kërkuar dy mërgimtarëve para me qëllim që t’i regjistrojë në sistemin e gjendjes civile në Deçan.
“I dyshuari, H.I., (viti i lindjes 1964, mashkull kosovar), nëpunës në Qendrën Komunale të Regjistrit Civil – Deçan, gjatë vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023, në tri raste përmes institucioneve bankare ka pranuar të holla (rreth 1,800 euro). I dyshuari, të hollat i ka pranuar nga viktima e rastit J.J., nga Deçani i cili jeton në Zvicër, me qëllim që të njëjtin ta regjistrojë në sistemin e gjendjes civile në Deçan”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Lexo edhe:
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin