Komuna e Beogradit gëzon 20 familje të serbëve të Kosovës me shtëpi në Mitrovicë Veriore

15:59 | 16 Shtator 2020
V. S.

Nënkryetari i Beogradit, Goran Vesiq ka shpërndarë çelësat e 20 banesave për qytetarë serbë në Mitrovicë të Veriut.

Ky projekt është financuar nga Komuna e Beogradit, vlera e të cilit ka qenë 42.9 milionë dinarë, raporton KontaktPlus.

Vesiq ka thënë se është i lumtur sot për shkak se mbi të gjitha ka një bashkëpunim në mes të serbëve nga Beogradi dhe atyre në Mitrovicë të Veriut.

“Jam i lumtur që këta njerëz sot morën çelësat dhe çështjen e banimit e kanë të zgjidhur. Beogradi do të vazhdojë ta ndihmojë Mitrovicën e Veriut”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme