Komuna e Gjilanit ka shënuar rritje prej 5 për qind në të hyrat vetanake mirëpo, ka bërë apel që qytetarët të paguajnë tatimin në pronë.
Drejtori për Buxhet dhe Financa në Gjilan, Zijadin Maliqi, ka deklaruar se kjo komunë për këtë periudhë të vitit ka shënuar rritje prej 5 për qind të të hyrave vetanake krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.
“Në këtë periudhë të parë të vitit është bërë shpërndarja e 27 mijë e 152 faturave, që vlera totale kam shifrën prej një milion e 775 mijë euro. Deri në këtë fazë të hyrat vetanake janë në një trend pozitiv me mbi 42 për qind të realizimit të planifikimit të përgjithshëm për të hyrat vetanake. Nëse këto shifra krahasohen me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për 5 për qind ka më shumë të hyra në këtë vit. Për borxhlinjtë e mëdhenj tashmë kemi dorëzuar faturat në zyrat përmbarimore dhe presim që në bazë të ligjit të veprohet, për të vazhduar pastaj me kategoritë e tjera të borxhlinjve”, tha Maliqi, në konferencën për gazetarë.
Ai potencoi se gjatë kësaj periudhe janë zotuar, shpenzuar, certifikuar dhe arkivuar mbi dy mijë lëndë, sikurse që është duke përgatitur Korniza Afatmesme Buxhetore.
“Së bashku me të gjitha drejtoritë komunale kemi filluar të punojmë në Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2020, duke u bazuar në kufijtë e parë buxhetor, që të bëjmë një planifikim të mirë ku investimet publike dhe shërbimet e mira për qytetarët kanë prioritet”, ka thënë ai.
Shqipëri: Kuvendi voton buxhetin për vitin 2025
Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në bjeshkën e L...
Amad Diallo sjell gëzimin e parë evropian për Man Utd
Hamza planifikon ta themelojë Bursën e Kosovës
Policia arreston tre persona në Argjentinë që mund të kenë l...
Biden u bënë thirrje amerikanëve për qetësi dhe unitet