Në letrën e fundit drejtuar presidentit amerikan Donald Trump, kreu i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur gatishmërinë për të bërë kompromise me shtetin serb në kuadër të fazës përfundimtare të procesit të dialogut.
Analistët vlerësojnë se kjo do të prezantonte një dështim historik të Kosovës dhe do t’i arsyetonte 10 vjetët e refuzimit për njohje nga ana e Serbisë, shkruan sot Gazeta Zëri.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar sërish se është i gatshëm të bëjë kompromise me Serbinë në kuadër të fazës përfundimtare të procesit të dialogut.
Një gjë të tillë kreu i shtetit e ka pohuar në një letër që ia ka dërguar para dy ditësh presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Me këtë rast Thaçi ka pohuar se është i gatshëm për të atilla kompromise, të cilat do të çonin drejt një marrëveshjeje të balancuar, e cila do t’i jepte fund konfliktit shekullor me Serbinë.
Të pyetur nga gazeta “Zëri” se për çfarë kompromisesh ka folur kreu i shtetit, nga zyra e presidentit nuk kanë pranuar të flasin rreth kësaj çështjeje.
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...