Kulla e familjes Jashari në Prekaz ka 18 vite që është në gjendje jo të mirë. Me kalimin e kohës ajo vetëm po shkatërrohet edhe më shumë.
Agjensioni për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës (AMKMK), ka bërë koston e revidimit të projektit dhe çmimi sillet rreth 6 milionë euro, por presin nga Kuvendi i Kosovës që të procedojnë projektligjin për këtë kompleks.
Ndërkohë në Ministrinë e Kulturës deklarojnë se ky institucion posedon dokumentacion të gjendjes ekzistuese dhe do të shqyrtoi të gjitha mundësitë legale dhe në koordinim me Agjensionin mund të ndërmerren veprime në eliminimin e rrezikut.
Samir Hoxha nga MKRS ka thënë për Indeksonline se Kulla e Jasharajve ka status të mbrojtjes por menaxhohet nga AMKMK.
Sipas tij, MKRS ka kapital për projektin, masa preventive emergjente, por nga ana e agjencionit deri më tani nuk ka pasur ndonjë kërkesë konkrete për këtë çështje.
“Sa i përket fondit për shpëtimin e këtij monumenti dhe monumenteve të tjera, ne si ministri dhe në kuadër të projeksionit buxhetor kapital kemi projektin “Masa preventive-intervenime emergjente”, por deri më tani nga ana e Agjencionit si institucion përgjegjës për këtë aset nuk është adresuar ndonjë kërkesë konkrete lidhur me ndërhyrjet në këtë monument. Megjithatë MKRS posedon dokumentacion të gjendjes ekzistuese dhe do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë legale dhe në koordinim me Agjencionin mund të ndërmerren veprime në eliminimin e rrezikut”, tha Hoxha.
Ndërkaq, Idriz Blakaj nga Agjensioni për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës ka thënë se kanë bërë koston e revidimit të projektit dhe çmimi sillet rreth 6 milion euro, por presin nga Kuvendi i Kosovës që të procedojnë projektligjin për këtë kompleks.
“Në vitin 2016 kemi bërë revidimin e projektit sipas të cilit kostoja e konservimit sillet rreth 6 milionë euro. Projektin e ka punuar një kompani sllovene. Në vitin 2017 parlamenti ka përgatit projektligjin e ri për Kompleksin e Prekazit dhe ka kaluar edhe në leximin e parë përpara se të aprovohet në lexim të dytë ra Qeveria. Tani duhet proceduar nga fillimi”, tha Blakaj.
Blakaj theksoi se ligji është i gatshëm për aprovim të Qeverisë.
“Ligji i ri e parasheh formimin e një komisioni ndër institucional i cili do ta përzgjedh kompaninë për konservim dhe kompaninë mbikëqyrëse. Tenderi duhet të jetë ndërkombëtarë meqë në Kosovë nuk ka ekspert të kinsevimit”, shtoi Blakaj.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme është dorëzuar në Qeverinë e Kosovës peticioni i iniciuar nga Jusuf Thaçi për shpëtimin e këtij monumenti, të cilin e kanë votuar mbi 3 mijë qytetarë online./
Gresa dhe Gjesti ironizojnë rikthimin e Fitimit: ‘Ta ka drid...
VV-ja të dielën mban tubimin festiv të fundvitit
Përleshje në Aeroportin “Adem Jashari”, arrestoh...
Sulm me mjet të mprehtë në Klinë, arrestohet i dyshuari
Policia shqiptoi 1 mijë e 445 gjoba brenda 24 orëve
Kosova çdo ditë importon rreth 4 milionë euro rrymë