Kosova ka hyrë në një bllokadë të pjesshme me qëllim të frenimit të përhapjes së korona virusit.
Kjo mbyllje pritet të rezultojë mirë në shëndet, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodh edhe në ekonominë e vendit.
Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës thotë se për ta është i pamundur një kompensim real i dëmeve të shkaktuara.
“Kërkojmë që të jenë më konkret në këtë afat 12 ditorë në të kundërtën do të kemi edhe organizim të protestave”, deklaroi Vranica.
E eksperti i ekonomisë, Safet Gerxhaliu, vlerëson se nuk është vetëm mbyllja zgjidhje, do duhej të bëhej inskenimi i gjendjes aktuale së dyti të ideohet një pako për rimëkëmbje, dhe në rend të tret të vendosen masa.
“Masat e menagjimit janë më të rëndësishme sesa tentativa për mbyllje dhe për shpëtim. Është koha kur duhet të kemi analizë të mirëfilltë dhe në këtë pandemi të mos përdoret për të shndërruar Kosovën në eksperiment, dhe dëmet nga mbyllja të jenë shumë më të mëdha se sa efektet e pritura pozitive”, deklaron Gërxhaliu.
Gazetarja, Albulena Mavraj, që për një kohë të gjatë ka përcjellur sektorin e ekonomisë, vlerëson se masat e reja do të thellojnë përkeqësimin e sektorit privat si në aspektin e afarizmit ashtu dhe te mirëqenies sociale për punonjësit e këtij sektori.
“Është më se emergjente që Qeveria e Kosovës, ta hartojë sa më parë një tjetër pako të rimëkëmbjes dhe mos të kemi prolongimi siç ndodhi në të kaluarën”, shprehet Mavraj.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se bizneset do të përkrahen në shpenzimet fikse, si qiraja dhe pagat e punëtorëve./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...