Google ADS

Kompensimi i orëve të humbura, SBAShK-u thërret konferencë

14:46 | 12 Tetor 2022
A. B.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i deklaroi se janë në konsultime lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit për kompensim të orëve mësimorë.

SBASHK ka nesër ka thirrur konferencë, ku do të dalin me një qëndrim, të cilit do t’ua përcjellin mediave.

Përndryshe, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që kompensimi i orëve të humbura gjatë grevës të bëhet ditëve të javës e jo në vikend, siç ka propozuar Ministria e Arsimit.

Ditë më parë ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) kishte publikuar vendimin për të ndryshuar kalendarin e vitit shkollor 2022-23 .

Sipas këtij plani, 22 ditët e humbura gjatë grevës do të zëvendësohen gjatë ditëve të shtune për nxënësit nga klasa e parë deri në të tetën. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme