Në Kosovë aktualisht janë rreth 40 kompani që kanë licencë për dezinfektim.
Subjektet posedojnë leje të përkohshme 6 mujore për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Në mesin e kompanive që mund të bëjnë dezinfektimin janë edhe ‘VLORA A.AHMETI B.I’, “PRO-AGRO”SH.P.K’, dhe Ambulanca Veterinare,‘’Veterina’’ nga Drenasi.
E nga 84 sa është numri i plotë i këtyre kompanive të regjistruara ndër vite për këtë veprimtari, 46 tashmë u ka skaduar afati, ndërsa disa janë në procedurë të marrjes së lejes. Disa prej tyre leja u ka skaduar pikërisht në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit.
arbresh.info në mars të këtij viti kishte raportuar se ky numër ishte rreth 60.
Ndërsa për vetëm rreth dy javë, listës së subjekteve me leje për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim i janë shtuar 11 të tillë.
Kështu ka bërë të ditur për Albulena Maloku, zyrtare e lartë për komunikim me publikun në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Ajo kishte treguar edhe për procedurat që duhet ndjekur për të marrë një leje të tillë nga Ministria e Bujqësisë.
Një ndër kriteret që duhet përmbushur aplikuesi është diploma për përgatitje profesionale, Fakulteti i Bujqësisë, Agronomisë, Veterinarisë, Epidemiologjisë , Ekologjisë.
Gjithashtu krejt në fund duhet bërë pagesa për leje në vlerë prej 40€.
“1.Kërkesa për leje; 2. Certifikatën e biznesit nga MEPTINIS( Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike); 3. Certifikatë e numrit fiskal nga Ministria e Financave dhe Transfereve; 4. Diploma për përgatitjen profesionale (Fakulteti i Bujqësisë, Agronomisë, Veterinarisë, Epidemiologjisë , Ekologjisë); 5. Procesverbalin nga inspektori fitosanitar; 6. Fletëpagesën e taksës për leje në vlerë prej 40€”, ka thënë ajo.
Ndërsa procedurat zgjasin më së shumti 10 ditë dhe lejet janë valide 6 muaj.
Pas shpalljes së pandemisë, institucionet dhe komunat në vend kanë ndarë nga disa herë para për dezinfektim të objekteve dhe hapësirave publike.
Ndër to edhe Komuna e Fushë Kosovës.
Ajo ditë më parë kishte dhënë tenderin për dezinfektim të objekteve kolektive banesore, objekteve afariste e që i ka kushtuar afër 40 mijë euro.
E në mesin e tri operatorëve ekonomik që kanë aplikuar fitues ka dalë ‘Haki Bytyçi B.I’ nga Istogu.
Ndërsa vlera e përgjithshme e kontratës ishte rreth 40 mijë euro ose saktësisht 39.600,35 euro. /Agnesa Çitaku /arbresh.info/
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha