Pas raportimit në media, Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me hetimet ndaj kompanisë që furnizon me ushqim FSK-në.
Siç raportohet, janë evidentuar shkelje që kishte bërë Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) dhe ajo që është më kryesorja ky tender i ishte dhënë kompanisë
“Beni Dona” me çmim prej 1.2 milionë euro më shtrenjtë se kompania që e kishte fituar për tri herë me radhë nga ana e Autoritetit Kontraktues (Ministria e Mbrojtjes).
Në llogarinë zyrtare në Facebook, kjo ministri thotë se meqenëse rasti është duke u hetuar nga organet e drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes ka ofruar bashkëpunim për këto organe, por gjithnjë duke u kujdesur që me veprimet e saj të mos ndërhyj në procesin e hetimit në këtë rast.
“Në lidhje me publikimin e shkrimeve në disa media rreth tenderit për furnizim me ushqim në FSK-në lidhje me publikimin në disa media rreth tenderit për furnizim me ushqim në FSK, ku pretendohet se pavarësisht dyshimit për falsifikim të dokumentacionit nga Operatori Ekonomik “Beni Dona”, se Ministria e
Mbrojtjes nuk ka ndërmarr veprimet e nevojshme lidhur me këtë çështje, ju njoftojmë si në vijim:
“Për më shumë, Ministria e Mbrojtjes është palë e dëmtuar në këtë rast dhe se në fazën e prokurimit të këtij tenderi, Ministria e Mbrojtjes kishte rekomanduar mosdhënien e këtij tenderi, kompanisë “Beni Dona”, por Organi Shqyrtues i Prokurimit, si organ vendimmarrës dhe përfundimtar në çështjet e prokurimit, kishte vendosur në favor të Operatorit Ekonomik “Beni Dona”, respektivisht nënshkrimin e kësaj kontrate./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...