Zyra e Auditorit të Përgjigjëm nga auditimi që ka bërë në ndërmarrjen publike Trainkos, ka gjetur se kjo ndërmarrje ka vepruar me humbje vitin e kaluar.
Sipas të gjeturës së ZAP, Trainkos ka humbur vlerën prej 1 milion e 186 mijë euro, ndërkohë që humbjet e bartura nga viti i kaluar janë 560 mijë, raporton Insajderi.
Në këtë rezultat financiar, si dhe në veprimtarinë e ndërmarrjes në tërësi, sipas ZAP, ndikim ka pasur rënia e vazhdueshme e transportit të mallrave, mos mbulimi i tërësishëm i humbjeve nga transporti i udhëtarëve për linjat e aprovuara nga Ministria e Infrastrukturës për këtë vit dhe gjendja e mjeteve lëvizëse të vjetruara.
Këto të gjetura në Trainkos sipas ZAP, në rast se nuk gjendet një zgjidhje adekuate në kapërcimin e saj dhe në rritjen e aktiviteteve dërgon në një situatë ku vihet në rrezik vijimësia e ndërmarrjes.
Pavarësisht operimit me humbje ky institucion ka shtuar numrin e të punësuarve, duke e rritur në fund të vitit në 237 punonjës dhe 6 anëtarë të Bordit të Drejtorëve.
Trainkos sipas ZAP, vitin e kaluar kishte angazhuar 15 punonjës të cilët mbulonin pozitat e rregullta të punës por për të cilët Trainkos nuk kishte zhvilluar procedura të rekrutimit.
Ky institucion rekomandon që kryesuesi i bordit dhe kryeshefi ekzekutiv, duhet të hartojnë një plan strategjik të qëndrueshmërisë dhe të përmirësimit të biznesit i cili duhet të jetë i detyrueshëm në praktikë./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...