Kompania “Pastrimi”i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, i cili sot në një konferencë tha se nga një janari i vitit 2018, faturat e bërllokut do të paguhen në komunën e Prishtinës. Nga kompania e Pastrimit drejtojnë një mori akuzash për Ahmetin, të cilin e quajnë sabotuesin më të madh të shërbimëve për qytetarët e Prishtinës.
Ky është reagimi i plotë i kompanisë ‘Pastrimi’:
“Pastrimi” ka prioritet ofrimin e shërbimit për qytetarët e saj pavarësisht se kush është në udhëheqje të Komunës së Prishtinës. Gjatë këtijë mandati 4 vjeçar, Shpend Ahmeti ka qenë sabotuesi më i madh për t’i ofruar shërbim më të mirë qytetarëve të Prishtinës.
Vazhdimisht i janë adresuar kërkesa nga menaxhmenti i kësaj kompanie që të takohet me Shpend Ahmetin, mirëpo ai asnjëher nuk i është përgjigjur kërkesave të tilla.
Arsyetimet e tijë janë banale për mos funksionimin e kontejnerëve nëntokësor, Shpend Ahmeti po ja hedh fajin kompanisë, gjë e cila nuk është e vërtetë. Pranimin teknik të kontejnerëve e ka bërë qeverisja aktuale e Komunës së Prishtinës, konkretisht ish drejtori i Shërbimeve Publike, Ardian Gashi.
Për një kohë KRM”Pastrimi” ka kryer këtë shërbim, mirëpo me paraqitjen e problemeve dhe rreziqeve nga kontejnerët nëntokësor kompania e ka ndërprerë këtë shërbim. Shkresave të adresuara në Komunën e Prishtinës nga “Pastrimi” për t’u konstatuar rreziku gjatë kryerjes së shërbimit për kontejnerët nëntoksor, Komuna nuk u janë përgjigjur asnjëher. Dikush duhet të marr përgjegjësinë në rast të lëndimit të punëtorëve ose dëmet e tjera që mund të shkaktohen.
Vendimi i gjykatës për legjitimitetin e Kryeshefit Ekzekutiv është i prerë dhe nuk ka të bëjë me shkelje ligjore, sipas Shpend Ahmetit vendimet e gjykatës nuk kanë vlerë dhe mbi këtë vendim duhet të dal fjala udhëheqësve të Komunës së Prishtinës.
Sa i përket deponive ilegale, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka shpallur tender të cilin e ka fituar një kompani private dhe gjendja ka qenë e njejtë, prap është detyruar që “Pastrimi” t’i largoj ato pa asnjë kompenzim të vetëm.
Shpend Ahmeti gjatë konferencës tha që tani, Komunës i është dhënë e drejta për të inkasuar. Shpendi do të duhej ta dinte që komuna, të drejtën për të inkasuar taksat për mbeturina e ka që nga viti 2012 me miratim të Ligjit për mbeturina dhe Rregullorës së Komunës të miratuar në vitin 2012.
Kryetari as që është interesuar për kompaninë “Pastrimi” duke u bazuar në deklaratën e tijë ku thot se i’u shërben 8 komunave (gjithsej janë 7).
Operatorët privat nuk kanë leje nga komuna e Prishtinës për shërbimin e mbeturinave, mirëpo gjatë gjithë mandatit të Shpend Ahmetit ata kanë operuar lirshëm pa asnjë pengesë nga komuna e duke i shkaktuar telashe “Pastrimit”.
Plani i ri logjistik i operimit të cilin Shpend Ahmeti thotë se është gati, kjo nuk është e vërtetë dhe se ky plan nuk është projekt i komunës së Prishtinës por i GIZ-së në bashkëpunim me KRM”Pastrimi-n” dhe Komunën i cili do të filloj të përpilohet nga muaji i ardhëshëm dhe në teren do të funksionalizohet pas disa muajve.
Komuna nuk ka filluar riciklimin e mbeturinave, vetëm në lagjen Dardania ka filluar ndarja e mbeturinave me projekt të GIZ-së.
Kryetari i cili mundohet të flas për shërbimin e mbeturinave jep propozim që bizneset të shërbehen me kontejner 7m³, nuk e ka parasyshë që hapsirat ku bizneset zhvillojnë veprimtaritë janë të vogla ndërsa një kontejner i tillë zë hapësirë të madhe. Në Komunën e Prishtinës janë mbi 4000 biznese nëse kemi parasyshë vlerën e një kontejneri 7m³ atëher kjo do të kushtonte mbi 4 milion euro që Komuna nuk do të jetë në gjendje të mbuloj këtë investim. Kjo do të shkaktonte kaos në kryeqytet.
Shpend Ahmeti ka sabotuar bashkëpunimin dhe punën me Kompaninë “Pastrimi” për t’i shërbyer qytetarëve. Shpendi e ka eliminuar Prishtinën nga “Gara për Mjedis të Pastër” duke mos nënshkruar dokumentet për plotësim të kritereve, me këtë sabotim ai Prishtinës i’a ka humbur mbi 300,000.00 € , për të vetmen arsye që kompania mos të ketë rezultat.
Djegja e kontejnerëve u përmend nga Dardan Sejdiu ashtu sikur nga Shpend Ahmeti para disa muajsh i cili akuzoi Kompaninë “Pastrimi” dhe Kryeshefin Ekzekutiv për djegjen e kontejnerëve, megjithëse për një shpifje të tillë muajin e kaluar Kryeshefi Ekzekutiv Feim Salihu ka ngritur një padi pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Udhëheqja e Prishtinës disa herë ka shpërndar afishe nëpër ndërtesa dhe rrugë duke ju bërë thirrje qytetarëve që mos të paguajn mbeturinat, ashtu sikur vet kryetari Shpend Ahmeti i ciili në banesat e prindërve të tijë nuk ka paguar faturën e mbeturinave.
Atëher lindë pyetja si mund të kërkoj Shpendi nga qytetarët të paguajn taksat e mbeturinave kur vet ai nuk e ka paguar borxhin ndaj Kompanisë “Pastrimi”.
Kush po del të jetë saboteri më i madh për 4 vite me radhë?
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...