Kompania e Sigurimeve Sigma Vienna Insurance Group dyshohet se ka falsifikuar policat e sigurimit në sigurimin e një tenderi që ka fituar kompania “Albi” në Rahovec në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Burime të Arbresh.info, brenda Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve bëjnë të ditur se kjo ministri e ka kuptuar falsifikimin që i ka bërë “Sigma” policës së sigurimit, pasi vula e kësaj police siç mësohet nuk është regjistruar fare në Bankën Qendrore të Kosovës.
Për këtë arsye, siç mëson Arbresh.info, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është ankuar sot në Bankën Qendrore të Kosovës.
Tenderi ka të bëjë me renovimin e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë ndërkohë që “Sigma” e ka siguruar atë deri në vlerë prej 10 mijë euro.
Arbresh.info ka provuar të kontaktoj me zyrtarë të kompanisë së Sigurimeve “Sigma” për të marrë qëndrimin e tyre në lidhje me këtë çështje mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur./arbresh.info.
AAK: Politizimi i sektorit të ujit po na kushton miliarda li...
Qeveria mbështet Mira Muratin, “Thinking Machines Lab” merr ...
Osmani mbyll Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, bashkë m...
Mbretëria e Bashkuar: Kënaqësi të shohësh FSK-në e Kosovës d...
Spanjë: Shkatërrohen 4 organizata kriminale shqiptare në Kat...
Kurti ia shuan shpresat për kryeparlamentar Limajt: E kemi d...