Kompania e mirënjohur vendore “Mabetex Group” është shprehur e gatshme për të investuar dhe kontribuar në transformimin e kryeqytetit.
Kështu ka bërë të ditur i pari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili gjatë ditës së enjte ka pritur në takim, përfaqësues të kompanisë vendore “Mabetex Group” , në krye me presidentin e kompanisë, z. Afrim Pacolli, si dhe përfaqësuesit e kompania prestigjioze dhe me renome botërore ‘Snøhetta, raporton Arbresh.info’.
Rama ka falënderuar kompaninë “Mabetex Group” dhe ‘Snøhetta për interesimin e tyre, duke bërë të ditur se para tyre ka shpalosur një numër të mundësive për investime në Kryeqytet të cilat do të kontribuonin në transformimin e Prishtinës.
“Mirëprita në takim përfaqësuesit e kompania prestigjioze dhe me renome botërore ‘Snøhetta’. Kjo kompani shoqëruar nga përfaqësues të kompanisë sonë të mirënjohur Mabetex Group shprehën interesim për partneritet zhvillimor në Prishtinë. Falënderova kompanitë për interesimin e tyre dhe para tyre shpalosa një numër të mundësive për investime në Kryeqytet të cilat do të kontribuonin në transformimin e Kryeqytetit. Snøhetta dhe Mabetex shprehën interesim të veçantë për rivitalizimin e objektit ‘Kino Rinia’ dhe hapësirave përreth. U dakorduam për një takim të radhës ku kompanitë do të prezantojnë propozimin e tyre për këtë lokacion”, thuhet në njoftimin e Ramës në Facebook. /Arbresh.info/
Ndryshe, Kompania vendore me renome botërore, “Mabetex Group”, është e njohur për investimet e saja në vendet më të zhvilluara në botë.
Në janar të vitit 2023, “Mabetex Group” kishte filluar punë edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Presidenti i “Mabetex Group”, Afrim Pacolli, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kishin vizituar punishten më të re në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Gjatë inspektimit të punëve në këtë punishte, z. Pacolli kishte deklaruar se viti 2023 ka filluar edhe me një treg të ri për “Mabetex Group”, një projekt i një rëndësie të veçantë, ku do të zbatohet kualiteti dhe standardet më të larta të ndërtimit.
Po ashtu, Presidenti i “Mabetex Group”, Afrim Pacolli, më 1 korrik të këtij viti u dekorua “Qytetar nderi” i Astanës.
Ky çmim i veçantë i ishte dorëzua z. Pacolli nga kryetari i Astanës, Zhenis Makhmuduly Kassymbek, duke njohur kontributet e mëdha të Pacollit në zhvillimin e qytetit, raporton Arbresh.info.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe zëvendës presidenti i “Mabetex Group”, Agim Pacolli.
Ky çmim ipet me urdhër të Presidentit të Kazakistanit. Kjo është njëra ndër shumë dekoratat që Pacolli ka pranuar nga ky shtet.
Vlen të theksohet se disa nga objektet më të veçanta dhe më të bukura në botë, janë të ndërtuara nga kompania vendore e njohur ndërkombëtarisht, “Mabetex Group”.
Siç është edhe rasti i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kazakistanit, e cila ishte përuruar në janar të vitit 2023.
Objekti i ri i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kazakistanit, cilësohet si një ndër projektet më cilësore deri me tani dhe i përmbyllur me sukses shumë të lartë, i ndërtuar nga Mabetex Group.
Në ceremoninë e hapjes në atë kohë në praninë e shumë të ftuarve, ishin prezent Presidenti i Kazakistanit, shkëlqesia e tij Kassym-Jomart Tokayev, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese znj. Elvira Azimova si dhe Presidenti i Mabetex Group z. Afrim Pacolli.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez