Google ADS

Kompania ‘Ajdini’ do të hapë pikë edhe në Kosovë, pritet të punësoj rreth 150 persona me pagë konkurruese

16:02 | 23 Qershor 2020
Arbresh.info

Kompania për shpedicion dhe logjistikë ‘Ajdini’ është themeluar në vitin 2008.

Për pronar ka Sali Ajdinin aktualisht ka tri pika në shtetin gjerman.

E së shpejti pritet të hapë edhe një qendër në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Ajdini në një intervistë dhënë për arbresh.info.

“Ne planifikojmë ta shtojmë kompaninë, dëshirojmë të dalim nga Ballkani, siç Kosova. Një afat kohor nuk I kam vënë vetës, besoj se duke ia lënë kohës do të kemi më shumë sukses”, ka thënë ai.

Firma do të punësoj deri në 150 punëtorë me paga konkurruese.

“Në këto qendra punohet me 2 ndërrime dhe do të mund të punësohen deri ne 100 deri 150 persona”, ka shtuar ai.

Ai gjithashtu ka treguar edhe hapjën e firmës në Gjermani 21 vite më parë.

“Firma është krijuar në vitin 2008, në krizën botërore dhe për 12 vite kemi krijuar edhe dy pika të tjera. Me firmën kam filluar si vet shofer me  kamion edhe atë më shira, por kam qenë i vendosur dhe asnjëherë nuk kam menduar që të kthehem mbrapa”, ka thënë ai.

‘Ajdini’ menaxhon logjistikën e 3 kompanive gjigante në Gjermani.

“Ne menaxhojmë logjistikën e tri kompanive gjigante në Gjermani, jemi kontraktoi kryesor Bosch, Home 24, dhe Metro Logistics. Në fillim ka qenë shumë e vështirë sepse ka ndikuar edhe emir por tash janë mësuar dhe kanë parë kualitetin e punës”, ka shtuar, Sali Ajdini./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme