Google ADS

Komorani bëhet me nënstacion policor

15:57 | 27 Tetor 2017
Arbresh.info

Të premten, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dorëzuar çelësat e zyrës për nënstacion policor në Komoran, komandantit të Stacionit Policor në Drenas, Driton Morinës, shkruan arbresh.info.

Gjatë dorëzimit të çelësave ishin të pranishëm shumë qytetarë nga Komorani me rrethinë, të cilët i janë gëzuar hapjes së këtij nënstacioni policor i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve të kësaj ane për ruajtjen e sigurisë publike.

Kryetari, Lladrovci  me këtë rast, ka uruar banorët e kësaj ane, duke thënë se tani Komorani me rrethinë do të kenë nënstacionin e tyre policor dhe njëherit ka kërkuar që për çdo parregullsi të lajmërojnë këtë nënstacion dhe të vazhdojnë bashkëpunimin për të ruajtur sigurinë publike.

Komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Driton Morina ka falënderuar kryetarin Lladrovci që kërkesën e tyre dhe të banorëve e kanë realizuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme