Google ADS

Komiteti LIBE sërish rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën

19:57 | 24 Shtator 2019
Arbresh.info

Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme – LIBE në Bashkim Evropian, ka votuar edhe një herë tjetër pro fillimit të negociatave me Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Edhe në muajin gusht të vitit 2018, Komiteti LIBE kishte votuar të njëjtin rekomandim. Mirëpo, rekomandimi i këtij Komiteti nuk ishte votuar nga Parlamenti Evropian dhe nuk ishte vendosur asnjëherë në agjendën e Këshillit të Ministrave të BE-së.

Mirëpo, Komiteti LIBE, në ueb faqen e saj zyrtare bëri sot të ditur se çështja e vizave për Kosovën dhe rekomandimet e tjera të kaluara sot nga Komiteti “duhet të votohen në seancën e Parlamentit Evropian muajin e ardhshëm”.

Në një votim në Komitetin LIBE të martën, 49 anëtarë të këtij komiteti votuan pro fillimit të negociatave me Këshillin Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, teksa 13 kanë votuar kundër këtij propozimi, raporton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur ueb faqja e Komitetit LIBE të BE-së në rrjetin social Twitter. Komiteti ka bërë të ditur se ky propozim duhet të konfirmohet nga Parlamenti Evropian, në mënyrë që të hyjë në fuqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme