Google ADS

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik nesër mban konferencë lidhur me zhvillimin e sistemit të prokurorimit publik në Kosovë

13:11 | 22 Prill 2024
E.G

Nesër Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik në bashkëpunim me Projektin e financuar nga BE-ja “Asistenca Teknike e BE-së për Mbështetjen e Zbatimit të Reformave të Menaxhimit të Financave Publike në Kosovë”, si dhe SIGMA/OECD nesër do të organizojnë konferencë për media lidhur me temën “Zhvillimin e sistemit të prokurorimit publik në Kosovë”

Sipas njoftimit, kjo konferencë ka për qëllim të pasqyroj problemet me te cilat përballen institucionet ne fushën e prokurimit publik , dhe të elaborojë sfidat e ardhshme për sistemin e prokurimit publik në Kosovë , si dhe të diskutojë mundësitë për përmirësime në të ardhmen duke parë përvojën rajonale dhe më gjerë në lidhje me këtë çështje, shkruan Arbresh.info.

“KRPP, synon të rrisë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve për të siguruar zbatimin e vazhdueshëm të kornizës rregullative të prokurimit publik, duke i bërë bashkë të gjithë akterët relevant për të sqaruar sfidat e secilit institucion në prokurimin publik si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit mes institucioneve si parakusht për zbatimin e ndryshimeve të cilat priten të ndodhin në fushën e prokurimit publik.”, thuhet në njoftim.

“Kjo konference do të sjellë akterë relevant nga fusha e prokurimit si : Zyra e BE-së në Kosovë , SIGMA/OECD , USAID/KMI , Agjencia e Prokurimit Publik nga Republika e Shqipërisë si dhe Institucionet qendrore dhe relevante ne fushën e prokurimit publik në Kosovë.”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Konferenca do të mbahet të martën në Hotelin International Prishtina në Prishtinë, duke filluar në ora 08:45./Arbresh.info/

Të ngjashme