Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur bënë të ditur se me nënshkrimin e deklaratës pёr personat e zhdukur, pas mohimit 24 vjeçar, Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë gjatë luftës nё Kosovё.
Sipas Komisionit, kjo është veçanërisht e rëndësishme për shkak se shkon përtej konceptit të personave të zhdukur, dhe në mënyrë eksplicite i referohet konceptit të zhdukjeve me forcë.
“Veçojmë rëndësinë e dakordimit për hapje të arkivave nga Serbia, pasi zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë, pjesë e projektit gjenocidal për shfarosjen e shqiptarëve, ‘Patkoi’, thuhet në komunikatën e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.
“Pas 24 vitesh, Serbia për herë të parë pranoi përmes një dokumenti zyrtar, që të sigurojë qasje te plotë në informacione, përfshirë edhe ato që kanë statusin e klasifikuar, që ndihmojnë të gjenden dhe identifikohen personat e zhdukur brenda 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000, periudhës kohore në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-023 për persona të zhdukur, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në vitin 2011”, thuhet tutje në njoftim.
“Nga varrezat masive të Batajnicës, Kizhevakut, Rudnicës, Bajnabashtës dhe Petrovosellos, Peruçacit, në Serbi janë zhvarrosur mbi 950 shqiptarë. Megjithatë në këto varreza masive të zbuluara nuk ka të vendosur asnjë pllakë përkujtimore. Andaj me këtë deklaratë Serbia po ecën drejt pranimit të së vërtetës”, vijon njoftim.
Sipas Komisionit për të Pagjeturit, deklarata thekson nevojën urgjente për përpjekje shtesë, për bashkëpunim dhe mosbllokim, për të lehtësuar vuajtjet njerëzore të familjeve, të kësaj plage të hapur dhe ende të pashëruar për shtetin tonë dhe shoqërinë tonë.
“Po ashtu, dakordimi për të përdorur të dhënat satelitore, LIDAR dhe teknologji tjera në zbulimin e varrezave masive është me shumë rëndësi”.
“Kjo deklaratë po ashtu thekson inkurajimin për angazhimin aktiv të familjeve të personave të zhdukur në procesin e identifikimit të fatit të tyre. Ne mbesim të përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me forcë gjatë luftës dhe për t’i dhënë fund ankthit të pritjes së familjarëve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre”, thuhet në komunikatë.
“Deklarata e miratuar është hapi i parë që kërkon domosdoshmërisht mbikëqyrje dhe trysni nga faktorët ndërkombëtarë mbi Serbinë, për zbatimin obligimeve të marra, deri në zbardhjen e fatit të mbi 1600 personave të zhdukur në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur mirëpret dakordimin për detajet operacionale në takimin e radhës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
“Vlerësojmë zotimin për mbështetje dhe bashkëpunim nëpërmjet Komisionit të Përbashkët të kryesuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbikëqyrur nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar (ICRC) në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Po ashtu, inkurajimin e bashkëpunimit me akterë tjerë relevantë, në veçanti me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP). Paraprakisht Qeveria ka inicuar aderimin e Republikës së Kosovës në këtë Komision (ICMP)”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e angazhuar për drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës dhe për ndriçimin e së vërtetës”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...