Që nga fundi i marsit të vitit të kaluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i bllokuar, pasi në atë kohë u ka përfunduar mandati anëtarëve të këtij organi
Ndërkohë, emërimin e anëtarëve të rinj e pati vonuar presidenti Hashim Thaçi, i cili pas disa muajsh bllokade iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar nëse grupet parlamentare që janë formuar pas zgjedhjeve duhet të kenë përfaqësues në KQZ. Megjithatë, Kushtetuesja e pati refuzuar kërkesën e Thaçit, duke thënë se kjo çështje nuk është në kompetencën e saj dhe se tashmë ekziston një sqarim i Gjykatës Kushtetuese për atë se çka konsiderohet grup parlamentar.
Më pas në dhjetor të vitit që lamë pas presidenti Thaçi u bëri kërkesë gjashtë grupeve parlamentare shqiptare që të propozojnë nga një përfaqësues për anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkruan Gazeta “Zëri”.
Dy partitë opozitare LDK-ja dhe LVV-ja, të cilat e konsiderojnë këtë gjë si shkelje të Ligjit për Zgjedhje dhe e Kushtetutës së Kosovës, kanë dërguar nga dy emra për përfaqësues në KQZ e jo nga një, sa u ka kërkuar Thaçi. Pavarësisht kësaj, Thaçi ende nuk i ka dekretuar emrat e anëtarëve të rinj të KQZ-së, ndërkohë që të paktën dy parti ende nuk ia kanë dërguar Thaçit emrat e përfaqësuesve të tyre.
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...