Komisioni për të pagjetur nderon viktimat e Srebrenicës me një minutë heshtje

10:43 | 12 Korrik 2017
Arbresh.info

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur është duke mbajtur sot mbledhjen e radhës të cilën e ka nisur duke mbajtur një minutë heshjtje për viktimat e Srebrenicës.

Në fillim të takimit kryetari i Komisionit, Prenk Gjetaj dhe anëtarët e tjetë të komisionit nderuan personat që humbën jetën në Srebrenicë, shkruan arbresh.info.

“Në pamundësi për të marrë pjesë në përvjetorin e përsonave që humbën jetën në Srebrenicë, kërkoj që ta mbajmë një minutë heshtje në shenjë të respektit dhe solidaritetit për ta”, tha Gjetaj./Arbresh.info,

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme