Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisioni për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nëpërmjet kësaj deklarate të përbashkët e konsiderojnë të dëmshme dhe në kundërshtim me frymën e solidaritetit dhe unitetit evropian tendencën që liberalizimi i vizave dhe heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës të diskutohet jashtë vendimit të Komisionit Evropian të vitit 2018, ku është konkluduar se Kosova ka përmbushur kushtet dhe kriteret për heqjen e regjimit të vizave.
“Më datë 27 qershor 2022 është mbajtur mbledhja e komisioneve ndërparlamentare “Politika e Zgjerimit të BE-së, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia”, e organizuar nga Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, në bashkëpunim me Njësinë e Dialogut Legjislativ të Drejtorisë për Marrëdhëniet me Parlamentet Kombëtare, ku përveç deputetëve të PE-së, morën pjesë edhe deputetë nga parlamentet kombëtare të shumë shteteve anëtare të BE-së, por edhe të vendeve kandidate dhe atyre të kandidatëve potencialë”, shkruan arbresh.info.
Në këtë mbledhje, Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, në fjalën e tij deklaroi që Kosova është në pritje të liberalizimit të vizave dhe se duhet ecur përpara me këtë çështje, ku pos tjerash citoi: “Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë Kosovës që së bashku me shtetet anëtare, të vendosim një udhërrëfyes për adresimin e shqetësimeve specifike. Autoritetet e vendeve anëtare, agjencitë e rendit dhe ligjit, forcat e policisë kanë nevojë të angazhohen në terren për t’i ndihmuar Kosovës. Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm t’i japim Kosovës gjithë ndihmën financiare, teknike dhe politike për këtë proces”
Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisioni Parlamentar për Integrim Evropian kundërshtojnë çfarëdo udhërrëfyesi, hapa shtesë apo rivlerësim të kritereve për liberalizimin e vizave për qytetarët. Për më tepër, deklarata e Komisionerit të BE-së është në kundërthënie të plotë me Raportin e fundit të publikuar të Komisionit Evropian, në vitin 2018, në të cilin raport është rikonfirmuar që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret sa i përket procesit të liberalizimit të vizave.“Shfrytëzojmë nga rasti që të paraqesim nevojën urgjente që të bëhet heqja e regjimit të vizave pa vonesë dhe që jemi të gatshëm të adresojmë çfarëdo pyetje që mund të ngritet drejt realizimit të shpejtë dhe urgjent të rekomandimit të Komisionit Evropian të vitit 2018 për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si evropianët e vetëm që nuk e gëzojnë këtë të drejt”, thuhet në deklaratën e pwrbashkwt të dy komisioneve./arbresh.info/
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...