Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga Time Kadrijaj, kryetare, priti sot një delegacion nga Republika e Afrikës Qendrore, kryesuar nga kryetari i Komisionit për Pajisje dhe Komunikim, Kaigama Benjamin.
Gjatë këtij takimi, i cili u zhvillua në një frymë shumë miqësore, u vu në dukje nevoja e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve.
Për kultivimin e këtyre raporteve, u vlerësua se ai mund të arrihet me këmbim vizitash të ndërsjella, si dhe angazhim reciprok në mbështetje të kauzave të përbashkëta.
Në fund të takimit, anëtarët e komisionit pasi falënderuan mysafirët për vizitën që po i bëjnë vendit tonë, përkatësisht Kuvendit të Kosovës, e falënderuan atë për njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Republikës së Afrikës Qendrore.
Po ashtu, anëtarët e komisionit shprehën gatishmërinë që gjatë një të ardhmeje të afërt ta vizitojnë këtë shtet mik të Republikës tonë./arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin