Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës ka pranuar sot të gjitha materialet bashkë me gjetjet relevante për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.
Në një komunikatë lëshuar nga zëdhënësi i Komisionit Tomor Çela thuhet se Komisioni sot mbajti takimin e radhës ku specialistët e këtyre organizatave dhe agjencioneve prezantuan të dhënat gjeoinformative, hartat e kadastrit të tokave dhe të komunave administrative, planet zhvillimore e mjedisore, hartat topografike, skicat, të dhënat statistikore, baza ligjore, faktet shkencore, etj.
Secila organizatë dhe agjencion i prezantoi rezultatet e punës së vet.
“Nuk është vonë që të gjithë specialistët e gjeoshkencave, ekspertët e shkencave të afërme dhe qytetarët, me njohuritë e tyre, të kontribuojnë në ndriçimin e së vërtetës për madhësinë territoriale të Kosovës dhe problemet dhe dilemat eventuale.
Komisioni do të bëjë sistemimin e të gjitha rezultateve për të hartuar raportin final të problemit dhe pastaj të gjitha materialet dhe gjetjet do t’i ofrohen opinionit për diskutim publik. Do të caktohen ditët kur opinioni profesional dhe opinioni i gjerë mund të kenë qasje në materialet dhe gjetjet përkatëse. Komisioni mirëpret çdo dëshmi, vërejtje dhe sugjerim të argumentuar.
“Gjatë ditëve në vijim, sipas nevojës, Komisioni do të organizoj edhe vizita në terren për verifikimin e pikave me të cilat vërtetohet mbulueshmëria me dokumentacion administrativ e hartografik.”, thuhet në komunikatë.
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës