Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, nuk e ka votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.
Për buxhetin opozita ka abstenuar, ndërsa vetëm dy prej anëtarëve të VV-së ishin për.
Deputetët e Partisë Demokratike e Kosovës thanë se buxheti nuk i plotëson kërkesat e qytetarëve dhe se për këtë do të jenë kundër
Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa tha se buxheti nuk është në harmoni me kërkesat e qytetarëve, derisa shtoi se si subjekt politik nuk do ta mbështesin me votë.
“Pajtohem që sa i përket mandatit të komisionit tinë ta shikojmë se a është në harmoni me kushtetutën dhe është, ndërsa sa i përket buxhetit konsiderojmë që buxheti nuk është në harmoni me kërkesat e qytetarëve dhe ne kemi qëndrim politik për këtë Projektligj dhe nuk do ta mbështesim me vota”.
Edhe deputetja Blerta Deliu-Kodra tha se rishikimi nuk përmbush kërkesat e qytetarëve.
“Rishikimi nuk është i plotë sepse nuk i përmbush kërkesat ë qytetarëve të Kosovës, sepse shumë projekte janë larguar dhe si PDK edhe në seancë do ta kundërshtojmë dhe nuk do ta votojmë rishikimin e buxhetit”.
Kryesuesi i Komisionit, Adnan Rrustemi tha se nuk ka vërejtje sa i përket amendamenteve, raporton EO
“Unë nuk kam ndonjë vërejtje të amendamenteve por nëse keni vërejtje e keni fjalën. Përveç se janë shqyrtuar do të rishqyrtohen edhe në kuvend por këtu e kemi për ta rishikuar spektrin procedural”.
Është miratuar në parim Projektligjit për të Drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës
Derisa në pikën tjetër zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu ka prezantuar Projektligjin për të Drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës
“Ky ligj kërkon që shtetasit e huaj të trajtohen barabartë, dhe ne kemi hartuar këtë ligj qe zbaton dispozitat në plotëni”.
Driton Selmanaj tha se si grup parlamentar në parim do të mbështesin këtë projektligj.
Ndërsa Besnik Tahiri, tha se e kanë pyetur zëvendësministrin se si do të mbikëqyret prejardhja e parasë
“Prejardhja e pasurisë vjen dikush e blen një pronë, dhe paraja mundet me qe ë dyshuese cila është mbikëqyrja e Qeverisë këtu, puna e reciprocitet u bë e madhe i vendos reciprocitet mbi bazën e fuqisë tënde që ke”.
Njëjtë ka veprua Partia Demokratike e Kosovës duke e mbështetur këtë projektligj./Arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë