Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në mënyrë elektronike.
Në këtë mbledhje me shumicë votash është miratuar Raporti me amendamente në Projektligjin nr. 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.
Në pikat e tjera, komisioni ka vendosur që të kërkojë opinion nga Zyra Ligjore e Kuvendit, lidhur me zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e komuniteteve tjera, siç përcaktohet me nenin 108, paragrafi 6, nënparagrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Në këtë mbledhje, anëtarët e këtij komisioni, janë pajtuar që të rishpallet konkurs për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e shoqërisë civile. Kurse, janë kthyer pas propozimet e Odës së Avokatëve të Kosovës për anëtarë të Këshillit Prokurorial, duke rekomanduar që propozimet të jenë në përputhje me opinionin e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Ndërkaq, janë përkrahur propozimet e fakulteteve juridike për anëtarë të Këshillit Prokurorial, si dhe janë rekomanduar për votim në një nga seancat e radhës Prof. Dr. Azem Hajdari nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Prof.Asoc. Dr. Agron Beka nga Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”.
Anëtarët e këtij komisioni, pas shqyrtimit të shkresës së Shpëtim Sadikut, e kanë pranuar dorëheqjen e tij nga anëtari i Komisionit për verifikim dhe vendosje të pronave, pasi i njëjti duke qenë edhe avokat bie në konflikt interesi, siç është vlerësuar edhe në opinionin e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...