Google ADS

Komisioni për Legjislacion mban takim për procesin e vizave

07:53 | 12 Nëntor 2018
Arbresh.info

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot do të mbajë takim.

Takimi i Komisionit për Legjislacion mbahet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj, Ministrin e Drejtësisë z. Abelard Tahiri dhe Ministren e Integrimeve Evropiane znj. Dhurata Hoxha

Qëllimi i takimit është bashkërendimi i veprimeve lidhur me pakon legjislative dhe procesin e liberalizimit të vizave

Takimi do të mbahet ditën e hënë me datë 12.11.2018, ora 13:00 në sallën C-203.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme