Komisioni për Ekonomi ka shqyrtuar Planin e Performancës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2023.
Gjatë shqyrtimit kanë raportuar anëtarët e ZRrE-së, ku kryetari i bordit Ymer Fejzullahu, ka thënë se bashkë me autoritetet e Shqipërisë ka finalizuar planin e bashkëpunimit për vitin 2023.
Fejzullahu po ashtu ka raportuar edhe për aktivitetet e tjera të ZRrE-së, duke thënë se kemi bërë të mundur që secili qytetarë konsumatorë do të mund të shoh sa ka shpenzuar dhe sa duhet paguar.
Ai tutje ka thënë se punët kanë filluar edhe për projektin e energjisë termike.
“Secili qytetarë ka mundësi që të shohë që nga fillimi i prodhimit, shpërndarjes dhe deri te faturimi i energjisë, kjo ka lehtësuar mënyrën e informimit për qytetarët konsumatorë”, ka thënë Fejzullahu.
Sipas kryetarit të ZRrE-së, Plani i Përformancës nuk ka mundur që të hapet pasiqë nuk është shqyrtuar më parë nga komisioni. /arbresh.info/
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...