Komisioni për Buxhet shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit

07:56 | 13 Qershor 2019
Arbresh.info

Komisioni për Buxhet dhe Financa sot do të mbajë mbledhjen e tij të rregullt ku do të shqyrtohen 9 pika.

Ndër pikat të cilat do të shqyrtohen është edhe ai i raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2019.

Po ashtu, do të bëhet shqyrtimi i raportit vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2018./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme